Gjysma e ligës luftojnë për titull!

Futboll

Gjysma e ligës luftojnë për titull!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2017 Në ora: 18:37
Në mes Behar Maliqi

Feronikeli nga Drenasi është i pamposhtur në pesë javët e para të elitës së futbollit. Skuadra nga Drenasi ka dy fitore, tre barazime, renditet në vend të katërt me 9 pikë ose ka dy me pak se lideri, Llapi nga Podujeva. Feronikeli është prej skuadrave kryesore që mëton titullin e kampionit, e cila pretendon fitore të premten e fundjavës, ndaj kampionit në fuqi, Trepçës ’89 nga Mitrovica, e cila do të luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas. Kapiteni i Feronikelit, Behar Maliqi, nuk është i kënaqur me lojën që treguan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, me të cilën u ndanë baras (0:0). Ai tha se ka qenë ndeshja më e dobët e këtij edicionit, por tani ka fokusin për sfidën me kampionin.

“Të gjitha ndeshjet kanë shkuar shumë mirë në përgjithësi përpos lojës me Vëllaznimin, ku kemi qenë në nivelin e duhur. Shumë lehtë kemi mundur të kemi edhe më shumë pikë”, tha Maliqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Me Vëllaznimin nuk luajtët lojën ashtu si di ekipi? “Është e vërtet, ka qenë loja më e dobët e jona deri me tash, pra në këto pesë javët, ndërsa në ndeshjet tjera që kemi mbetur baras kemi mundur shumë lehtë me fituar, sepse ishim dominues në të gjitha aspektet”, përgjigjet futbollisti. Sipas tij, duhet të kalojnë edhe disa javë dhe të dihet se cilat skuadra do të ndjekin hapin për titullin e kampionit: “Duhet me kaluar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat