Përfundon baras derbi londinez

Futboll

Përfundon baras derbi londinez

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar sot me rezultat 0:0 në derbin e javës së pestë të Premier Ligës.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre por që nuk arritën t’i shndërrojnë në gola.

Vlen të përmendet që Shkodran Mustafi shënoi gol për Arsenalin, gol ky që u anulua për shkak të pozicionit jashtë lojës, ndërkaq David Luiz u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të pas një ndërhyerje të ashpër në Kolasinac

Pas kësaj ndeshjeje, Chelsea gjendet në pozitën e tretë me dhjetë pikë,  ndërkaq Arsenal në të 12-tën me shtatë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat