E dimë si mposhtet Chelsea

Futboll

E dimë si mposhtet Chelsea

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:28
Petr Cech

Arsenal nuk e konsideron Chelsea si “macen e zezë” dhe e di mirë se mund të fitojë kundër rivalëve në Londër, deklaroi Petr Cech para ndeshjes mes “topçinjve” dhe “bluve”, në “Stamford Bridge”, ditën e diel. Skuadra e Arsene Wenger, që qëndron në gjysmën e dytë të klasifikimit të Premier League, pas katër ndeshjesh, ka fituar vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit kundër Chelsea në kampionat.

“Kemi luajtur kundër Chelsea në Superkupën e Anglisë dhe në finalen e Kupës së Anglisë dhe e kemi mposhtur. Kjo tregon se ne e dimë si mund të fitojmë ndaj tyre. Ne duhet t’i heqim një vizë asaj që ka ndodhur në kampionat dhe të shohim përpara, – tha Cech për “Sky Sports”. – Kemi luajtur kundër Chelsea në Superkupën e Anglisë dhe në finalen e Kupës së Anglisë dhe e kemi mposhtur. Kjo tregon se ne e dimë si mund të fitojmë ndaj tyre. Ata e dinë mirë se kanë humbur në dy ndeshjet e fundit ndaj nesh dhe padyshim që janë të shqetësuar. Nuk i kemi mposhtur në kampionat, por i kemi marrë dy trofe, dy herët e fundit që jemi parë. Kjo është diçka nga e cilat duhet të përfitojmë dhe të nxjerrim avantazhe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat