Llorente tregon pse e zgjodhi ekipin e Tottenham, para Chelsea

Futboll

Llorente tregon pse e zgjodhi ekipin e Tottenham, para Chelsea

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 19:27
Fernando Llorente

Fernando Llorente ka thënë se e ka refuzuar Chelsea-n, për të kaluar në Tottenham, pas një telefonate nga Mauricio Pochettino.

Sulmuesi spanjoll është raportuar si objektiv i Antonio Conte, pasi dyshja punuan së bashku në Juventus, por ambiciet e ‘Spurs’ e bindën atë për të kaluar në ekipin e menaxhuar nga Pochettino.

“Chelsea ka qenë duke më kërkuar që një kohë të gjatë, por në minutën e fundit më telefonoi Pochettino dhe më bindi të transferohem në Tottenham”, është shprehur Llorente.

32 vjeçari ka debutuar si zëvendësim të mërkurën, në fitoren 3-1 kundër Dortmund, në Ligën e Kampionëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat