Allegri pretendon se Championsi s’mund të jetë një objektiv për Juven

Futboll

Allegri pretendon se Championsi s’mund të jetë një objektiv për Juven

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 18:27
Masimiliano Allegri

Masimiliano Allegri pretendon se Champions League s’mund të jetë një objektiv për Juventus, por më tepër një ëndërr. Juventus ka arritur në dy nga tre finalet e fundit të Champions League, por megjithëse nuk ka fituar asnjë, Allegri ka akoma shpresa se do ta ngrejë trofeun dhe beson se klubi ka shtuar lojtarët kualitativë këtë sezon.

“Tre vitet e fundit kanë qenë fantastikë, kemi arritur në dy finale,” shprehet trajneri për UEFA.com.

“E para ishte disi e papritur, ndërsa për të dytën, kishim më shumë shpresa për ta fituar. Nuk patëm sukses por ne gjithsesi e konsiderojmë një arritje pasi jo të gjithë mund të luajnë një finale në Champions League. Fitorja e CHL nuk mund të jetë një objektiv, është një ëndërr. Dhe për ta arritur atë ëndërr, duhet të punosh fort për shumë vite dhe të zhvillosh një forcë mendore të nevojshme. Grupi ynë? Është i balancuar. Të gjithë jemi ekipe me eksperiencë të madhe në Champions. Çfarë e bën Buffon kaq të veçantë? Ai ka qenë portieri më i mirë në 20 vitet e fundit. Ai është djalë i mrekullueshëm, dhe profesionist shembullor"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat