Hazard do trofeun e Champions League

Futboll

Hazard do trofeun e Champions League

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 12:51
Eden Hazard

Futbollisti Eden Hazard mendon se ka ardhur koha që Chelsea të fitojë trofeun më prestigjioz evropian, Champions League “Si lojtar, ti kërkon të luash në Champions League, por vitin e kaluar na duhej ta shihnim nga TV.

Kjo nuk është një ndjesi e mirë. Jemi të lumtur që jemi rikthyer. Ky vit është shumë i rëndësishëm. Unë kam fituar titullin e Premier League, Ligue 1 po ashtu, kam fituar kupa por lojtarët e mëdhenj duan të fitojnë Champions League. Tani ka ardhur koha.

Jemi gati”, ka thënë Hazard.  Futbollisti beson e shpreson se Chelsea ka forcë të luftojë në të gjitha frontet gjatë këtij edicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat