Joao Mario: Është herët të flasim për titullin, aktualisht objektivi është LK

Futboll

Joao Mario: Është herët të flasim për titullin, aktualisht objektivi është LK

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 20:54
Joao Mario

Mesfushori i Interit, Joao Mario, ka folur pas fitores ndaj SPAL.

Portugezi ka thënë se ndihet mirë me lojën e Luciano Spallettit dhe se fokusi aktual i klubit është një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Të fitosh është e rëndësishme, ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të organizuar”.

“Gjëja më e rëndësishme është se kemi fituar dhe jemi të bashkuar”.

“Çfarë të kërkon Spalletti? Varet nga kundërshtari, më kërkon të thumbojë mbrojtjen kundërshtare dhe të gjuaj në portë. Ndihem i qetë, skuadra është mirë dhe kjo mënyrë e lojës më përshtat mua”.

“Është herët të flasim për Scudetton, por tani për tani mendojmë vetëm për Ligën e Kampionëve”.

“Tifozët? Janë ata që bëjnë dallimin për ne”, ka thënë Joao Mario.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat