Thaçi: Ndeshjet tjera do t’i zhvillojmë edhe më të mira

Futboll

Thaçi: Ndeshjet tjera do t’i zhvillojmë edhe më të mira

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 13:43
Arsim Thaçi

Arsim Thaçi, kryetrajner i Prishtinës, është i kënaqur me tri pikë, pasi e mposhtën me rezultat 1:0 rivalin e vjetër Lirinë nga Prizreni, në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

“Ishte kjo ndeshja më e fortë këtyre tre javëve. Kam thënë që Liria ka ekip cilësor e sidomos vrapon shumë duke e dëshmuar në dy ndeshjet e kaluara dhe jorastësisht kanë fituar me Trepçën ‘89. Pra, jam i gëzuar për fitoren dhe për lojën që kemi treguar, sidomos në pjesën parë e ku realisht ne është dashur të shënojmë në fillim të ndeshjes. Dhe normalisht kur këtë se bënë me njëmbëdhjetë lojtarë në fushë, por e arrin me një më pak, e kuptueshme që jam jashtëzakonisht i gëzuar për çka përgëzoj edhe kapitenin Dallku që do ta kishte lakmi çdo ekip tjetër. Kapitenët e mëdhenj janë për këso ndeshje ku duhet luftuar dhe duhet vendosur ndeshje. Ndeshjet tjera do t’i zhvillojmë edhe më të mira, duke e llogaritur që në bankinë ka edhe shumë lojtarë tjerë jashtëzakonisht cilësor, kur do të angazhohen e të vijnë në shprehje më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat