Kosova dëshpëroi! Shqipëria importoi pikë, thirrje raciste në Strumicë

Futboll

Kosova dëshpëroi! Shqipëria importoi pikë, thirrje raciste në Strumicë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 shtator 2017 Në ora: 20:45
Foto nga ndeshja Maqedoni-Shqipëri

(E plotësuar): Kosova dëshpëroi, duke pësuar humbjen e shtatë radhazi. Ata pësuan me rezultat 1:0 nga Finlanda, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.  Kosova mbetet ende pa fitore dhe në kuotën e një pikës që ka fituar qysh me 5 shtator të vitit të kaluar në Turku kundër Finlandës. Kombëtarja e Kosovës renditet e fundit me 1 një pikë, kurse Finlanda është një vend me lartë me 7 pikë, në kuadër të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll. Ndeshja nuk ishte e pëlqyeshme, pak raste shënimi.  Duhet veçuar rastin më të mirë të ndeshjes, kur Valon Berisha përpak shënoi në minutën e 55-të, por për fat të keq të tij topi u ndalë nga portieri Hradecky.  

Në periudhën e parë të lojës, Finlanda pati dy gjysmëraste. Në minutën e e 18-të mbrojtja e Kosovës nuk u tregua e kujdesshme, ku finlandezët përfituan, por për fat të mirë Lod gjuajti jashtë portës. Pas dhjetë minutave (28') futbollisti Lam pranë 16-shit, dërgon gjuajtje të fortë, por për fat të Ujkanit mbi portë. Ndërkaq, në 45 minutat e parë lojtarët e Kosovës nuk u treguan aq të rrezikshëm për portën e Finlandës. Në minutën e 55-të, moment i shkëlqyeshëm për Kosovën. Valon Berisha goditi me kokë nga rreth 10 metra por portieri Hradecky shpëtoi gol të sigurt. Në minutën e 83-të, Pukki shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes tonë, i cili nga afërsia me kokë e mposhti portierin Ujkani, 0:1. Nga ana tjetër, Shqipëria bëri lojë të mirë dhe u kthye me një pikë nga Strumica, duke barazuar me rezultat 1:1 me Maqedoninë, në ndeshjen e xhiros së tetë të grupit G. Një ndeshje e mirë nga të dyja palët dhe që përfundoi me përshendetjen e lojtarëve.  Shqipëria pothuajse ka siguruar vendin e tretë në klasifikim. Shqipëria renditet në vend të tretë me 13 pikë, ka katër më shumë se Izraeli në pozitën e katërt, kurse Maqeedonia është i pesti me 7 sosh. Në minutën e 23-të goditje e fortë e Pandev nga jashtë zonës, Berisha grushton me vështirësi dhe pastaj mbrojtja largon rrezikun, përsëri drithërima për portën shqiptare.
Në minutën e 53-të, Armando Sadiku si hero i vërtet harkoi në drejtim të 16-shit vendas, kur Odise Roshi realizoi. Kundërsulm i shpejtë i Sadikut në krahun e majtë, sheh Roshin dhe lëshon një harkim perfekt për mesfushorin i cili gjen rrjetën me gjuajtjen e parë në portë të Maqedonisë. Në minutën e 69-të, drithërima për Shqipërinë. Alioski harkon nga e djathta, Nestorovski devijon sferën dhe pastaj Pandev gjuan me kokë duke kaluar Berishën. Hysaj tregohet vendimtar, duke larguar topin nga vija e portës.
Në minutën e 77-të penallti e dyshimtë për Maqedoninë. Pas një harkimi në zonë, Hysaj largon por topi preket me dorë nga Roshi. Eriksson bën shenjë nga pika e bardhë. Trajkovski ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, 1:1. Në minutën e 85-të, portieri Etrit Berisha shpëton portën nga dy goditje radhazi drejt katërkëndorit të tij. E para është një gjuajtje fluturimthi nga jashtë e Alioskit, të cilin ai e grushton, ashtu si edhe gjuajtjen e Nestoroskit nga një distancë e afërt. Shqipëria fitoi një pikë shumë të rëndësishme, kurse për përzgjedhësin e Shqipërisë Christian Panucci është sfida e dytë dhe ka një fitore e një barazim. Ndeshja fillon me skandal, vërshëllehet himni shqiptar. "Në fakt, tifozët e Prilepit, të njohur me emrin “Majmunët”, bënë thirrjet anti-shqiptare në stadium. Përsëri me thirrjet “Dhoma gazi për shqiptarët”. Gjatë gjithë pjesës së parë ata kanë lëshuar vazhdimisht kore “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”. Pavarësisht kësaj, në asnjë moment, policia vendase nuk i ka ndalur, ndërsa as gjyqtari Eriksson nuk ka ndërhyrë për të ndërprerë ndeshjen edhe pse këto klasifikohen si thirrje raciste", raporton panoramasport. 


Kosova-Finlanda 0:1
Stadiumi "Loro Boriçi", Shkodër.
Shikues: 3.000.
Gjyqtar: M. Schuettengruber (Austria).
Shënues: Pukki (83').
Kartonat e verdhë: Ber. Berisha, Val. Berisha, Jashanica - Lod, Granlund.
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paçarada (Muriqi 82'), Rashica (Halimi 62'), Kryeziu, Alushi, Ber. Berisha (Zeneli 70'), Va. Berisha, Nuhiu.
Finlanda: Hradecky, Granlund, Arajuuri, Vaisanen, Arkivuo (Pirinen 64'), Hamalainen, Lam, Sparv, Lod (Tuominen), Jensen (Skrabb 54') dhe Pukki.

Maqedonia-Shqipëria 1:1
Stadiumi "Mlladosti", Strumicë.
Gjyqtar: J. Eriksson.
Shikues: 6.000.
Shënues: Trajkovski (78'-nga penalltia) - Roshi (53').
Kartonat e verdhë: Ristevski, Musliu- Mavraj, Kukeli, Roshi, Basha.
Maqedonia: Dimitrievski, Ristovski, Musliu, Velkoski, Ristevski (Trickovski 87'), Spirovski (Radeski 87'), Bardhi, Nikolov (Trajkovski 58'), Pandev, Alioski dhe Nestorovski.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Roshi, Lila, Kukeli (Basha 46'), Agolli (Memolla 73'), Llullaku (Memushaj 46'), Hyka dhe Sadiku.

.  

Image

83' Pukki shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes tonë, i cili nga afërsia me kokë e mposhti portierin Ujkani, 0:1. 

82' Kosova ende vazhdon pa gola në përballje me Finlandën.

76' Lojë e zbehtë nga të dyja palët, nuk vërehet ndonjë veprim i shpejt apo rast konkret.

70' Nuk ka gola, Kosova përpiqet, por kot deri me tani, ngase mbrojtja e Finlandës është në çdo element. 

63' Pa ndryshim rezultati. Te dyja ekipet janë të kujdesshme.

55' Moment i moment i shkëlqyeshëm për Kosovën. Valon Berisha goditi me kokë nga rreth 10 metra por portieri Hradecky shpëtoi gol të sigurt.

48' Asnjëra skuadër nuk ka ndryshime në përbërje, kurse të Kosova po vërehet një lodhje nga ndeshja në Zagreb me Kroacinë që u zhvillua të dielën që e lamë pas. Filloi pjesa e dytë:

43' Pa ndryshim rezultati, lojë e zbehtë, pa raste ideale.

39' Kosova përpiqet të krijoi hapësira për rast, por deri me tani pa sukses. 

35' Edhe një karton i verdhë, kësaj radhe për miqtë. Lod ndëshkohet për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

31' Kartoni i parë i verdhë. Bernard Berisha u ndëshkua me karton të verdhë. 

28' Futbollisti Lam pranë 16-shit, dërgon gjuajtje të fortë, por për fat të Ujkanit mbi portë.

26' Kosova buk po tregon lojën ashtu siç pritej, ngase Finlanda ka thur një mbrojtje mjaft të mirë.

24' Nuk ka ndryshim rezultati, Kosova po has në vështirësi të rivalit. 

18' Mbrojtja e Kosovës nuk u tregua e kujdesshme, ku finlandezët përfituan, por për fat të mirë Lod gjuajti jashtë portës.

15' Finlanda bëhet e rrezikshme e cila në një moment u përpoq të sfidojë portën tonë.

11' Finlanda mbrohet me sukses dhe kërkon përmes kundërsulmeve ta rrezikon portën e Kosovës. 

9' Kosova mundohet të jetë më e rrezikshme në drejtim të portës së Finlandës, por pa sukses.

5' Nuk ka ndryshim të rezultati, lojë e zbehtë në këto minuta. Asnjëra palë nuk duket e rrezikshme.

2' Rezultati baras. Te dyja ekipet janë të matura në këto minuta.

Filloi ballafaqimi Kosovë-Finlandë dhe Maqedoni-Shqipëri.

Ndeshja fillon me skandal, vërshëllehet himni shqiptar nga maqedonët.
2’ Sadiku provon me një gjuajtje të fortë drejt portës në nëj goditje dënimi ballore, topi përplaset në murin mbrojtës.

7’ Shumë agresive Maqedonia në minutat e para, duke sulmuar mbajtësit e topit në radhët e përfaqësueses shqiptare.

15’ Nestorovski i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe në rrëshqitje e sipër, gjuan, pa gjetur kuadratin e Berishës,. Vazhdon të thumbojë ekipi vendas.

23' Goditje e fortë e Pandev nga jashtë zonës, Berisha grushton me vështirësi dhe pastaj mbrojtja largon rrezikun, përsëri drithërima për portën shqiptare.

24’ Goditje dënimi e Bardhit, grushton Berisha që lë topin në një zonë të rrezikshëm, Nestorovski nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë.

Në minutën e 53-të, Armando Sadiku si hero i vërtet harkoi në drejtim të16-shit vendas, kur Odise Roshi realizoi. Kundërsulm i shpejtë i Sadikut në krahun e majtë. Sulmuesi sheh Roshin dhe lëshon një harkim perfekt për mesfushorin i cili gjen rrjetën me gjuajtjen e parë në portë të Maqedonisë.

Në minutën 77-të penallti e dyshimtë për Maqedoninë. Pas një harkimi në zonë, Hysaj largon por topi preket me dorë nga Roshi. Eriksëon bën shenjë nga pika e bardhë. Trajskovski ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, 1:1.

Futbollistët e Kosovës dhe të Finlandës dalin në fushë dhe intonohet himni. Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kërkojnë pikë të plota në ballafaqim me Finlandën përkatësisht Maqedoninë. Në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, sonte në orën 20.45 Kosova do të ndeshet me Finlandën, në kuadër të xhiros së tetë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror  - ‘Rusia 2018’ në futboll, ndërsa Shqipëria luan në udhëtim me Maqedoninë.

Në stadiumin në Strumicë do të jetë më shumë se ndeshje futbolli ndërmjet Maqedonisë e Shqipërisë, në kuadër të grupit G. Kosova synon fitoren e parë në grup, pasi që ka vetëm një pikë dhe atë të fituar në Turku para 365 ditëve pikërisht ndaj Finlandës, kur barazuan 1:1.

Ndërkaq, Shqipëria kërkon fitoren e tretë rresht pas asaj në udhëtim me 3:0 ndaj Izraelit dhe 2:0 në Elbasan ndaj Lihteshtejnit. Për përzgjedhësin e kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, do të jetë ndeshja e dytë dhe kërkon të dalë i pamposhtur. Sa i përket përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, që ka paralajmërua tërheqjen në fund të kualifikimeve, shpreson në fitoren e parë.

Kosova-Finlanda
Stadiumi "Loro Boriçi", Shkodër.
Shikues: 3.000.
Gjyqtar: M. Schuettengruber (Austria).
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paçarada, Rashica, Kryeziu, Alushi, Ber. Berisha, Va. Berisha, Nuhiu.
Finlanda: Hradecky, Granlund, Arajuuri, Vaisanen, Arkivuo, Hamalainen, Lam, Sparv, Lod, Jensen dhe Pukki.


Maqedonia-Shqipëria
Stadiumi "Mlladosti", Strumicë.
Gjyqtar: J. Eriksson.
Maqedonia: Dimitrievski, Ristovski, Musliu, Velkoski, Ristevski, Spirovski, Bardhi, Nikolov, Pandev, Alioski dhe Nestorovski.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Roshi, Lila, Kukeli, Agolli, Llullaku, Hyka dhe Sadiku.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat