Hajdari: Rivalë më të fortë i shoh Llapin dhe Prishtinën

Futboll

Hajdari: Rivalë më të fortë i shoh Llapin dhe Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2017 Në ora: 18:15
Hajdari me top

Për disa skuadra të elitës së futbollit pushimi pothuajse dyjavorë ka qenë i mirëseardhur, për faktin se kanë mundur t’i evitojnë gabimet që u paraqiten në dy javët e para. Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, ka pasur start jo të lakmueshëm, një fitore në konak të saj me rezultat 3:1 ndaj Flamurtarit të Prishtinës, ndërsa në Prizren pësoi humbje me 1:0 nga Liria. Megjithatë, ky është vetëm fillimi i edicionit, kësisoj ’89-shi paralajmëron fitore nga fundjava, ku e presin Drenicën nga Skenderaj. Mitrovicasit aktualisht janë në vend të pestë me tri pikë, tri me pak se lideri Llapi nga Podujeva.

Sulmuesi i Trepçës ’89, Fiton Hajdari,  tha se kanë mundur të fitojnë edhe më shumë pikë. “Kemi mundur edhe më shumë pikë, por në takimin e fundit nuk u paraqitëm mirë. Por shumë shpejt do t’i kthehemi fitoreve”, thotë Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mitrovicasit  të dielën e fundjavës (16.30) do të ndeshen me Drenicën. “Besoj se në ballafaqim me Drenicën do t’i kthehemi fitoreve, edhe pse drenicasit janë ekip e fortë. Mirëpo, ne do të tregojmë lojën dhe do t’i kthehemi fitoreve, njëherit t’i gëzojmë tifozët tanë”, thotë Hajdari. A besoni se do të jetë edhe më e ashpër lufta për titull?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat