Emini te Shkëndija

Futboll

Emini te Shkëndija

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 14:36
Izair Emini

Pas pesë vjetësh futbollisti Izair Emini sërish vesh fanellën e Shkëndijes nga Tetova. Lojtari që stërvitej me Shkëndijën prej një muaj më parë, firmos kontratë njëvjeçare pasi zgjidhi statusin e tij me klubin paraprak.

Shkëndija përforcon repartin ofenziv duke aktivizuar në organikë kualitet të dëshmuar në emrin e Izair Eminit. Futbollisti që bën pjesë në gjeneratën e artë e cila në vitin 2011 solli titullin e kampionit për Shkëndijën, rikthehet në folenë e vjetër pas 5 viteve. Mesfushori me tipare sulmuese tani më 1 muaj stërvitet me skuadrën “kuqezi”, ndërsa pasi nga FIFA mori dritë jeshile për të ndryshuar mjedis, vendos të pranojë ofertën e Shkëndijës duke firmosur kontratë një vjeçare. Ai në prezantim nuk ka fshehur kënaqësinë që rikthehet në Shkëndijë, ndërsa potencon bindjen se ekipi është në gjendje të fitojë kampionatin dhe Kupën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat