Kanerva: Kosova ka një ekip të mirë dhe me kualitet

Futboll

Kanerva: Kosova ka një ekip të mirë dhe me kualitet

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 19:22
Trajneri i Finlandës, Markku Kanerva

Trajneri i Finlandës, Markku Kanerva ka deklaruar se Kosova ka një ekip të mirë dhe me kualitet, ndërsa ndjehet i dëshpëruar me barazimin që skuadra e tij ka pësuar ndaj Kosovës, në takimin e parë. Këtë e bëri të ditur në konferencën e mbajtur sot, një ditë para ndeshjes me Kosovën, që zhvillohet në “Loro Boriçi”, të Shkodrës. “E kam përcjell për së afërmi Kosovën, jam i dëshpëruar me barazimin ndaj tyre në lojën e parë. Kosova ka një ekip të mirë dhe me kualitet”, ka deklaruar trajneri i Finlandës, Markku Kanerva. Kurse portieri i Finlandës, Lukas Hradecky, që mori pjesë në konferencë, ka thënë se pret një ndeshje të barabartë dhe qëllimi i tyre është t’i mbyllin kualifikimet para Kosovës. “Na pret një ndeshje dhe e barabartë. Synimi ynë është që të mbesin para Kosovës në renditje. Valon Berisha është i rrezikshëm nga goditje e lira dhe nga penalltitë. Nëse do të ketë penallti dhe gjuan si herën e kalua do ta pres. Kosova ka shumë lojtarë të mirë si Valon Berisha, Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu që është i rrezikshëm me kokë”, deklaroi ai, raporton KosovaPress. Kosova të vetmin barazim në garat për kualifikim në Kampionatin Botëror e ka nxjerr ndaj Findlanës, 1-1, ndërsa është e fundit në grup.

Këtë e bëri të ditur në konferencën e mbajtur sot, një ditë para ndeshjes me Kosovën, që zhvillohet në “Loro Boriçi”, të Shkodrës.

“E kam përcjell për së afërmi Kosovën, jam i dëshpëruar me barazimin ndaj tyre në lojën e parë. Kosova ka një ekip të mirë dhe me kualitet”, ka deklaruar trajneri i Finlandës, Markku Kanerva.

Kurse portieri i Finlandës, Lukas Hradecky, që mori pjesë në konferencë, ka thënë se pret një ndeshje të barabartë dhe qëllimi i tyre është t’i mbyllin kualifikimet para Kosovës.

“Na pret një ndeshje dhe e barabartë. Synimi ynë është që të mbesin para Kosovës në renditje. Valon Berisha është i rrezikshëm nga goditje e lira dhe nga penalltitë. Nëse do të ketë penallti dhe gjuan si herën e kalua do ta pres. Kosova ka shumë lojtarë të mirë si Valon Berisha, Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu që është i rrezikshëm me kokë”, deklaroi ai.

Kosova të vetmin barazim në garat për kualifikim në Kampionatin Botëror e ka nxjerr ndaj Findlanës, 1-1, ndërsa është e fundit në grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat