Panucci: Në Maqedoni duam fitore

Futboll

Panucci: Në Maqedoni duam fitore

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 18:42
Christian Panucci

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci ka thënë se në Maqedoni kanë udhëtuar për fitore dhe nuk do të nënshkruante një barazim. Panucci po ashtu tha se Sadiku është gati ashtu sikurse të gjithë lojtarët tjerë.

“Skuadra ka kohë për tu rikuperuar dhe besoj se do të jemi gati për të martën. Jemi në kushte të njëjta me Maqedoninë, e cila ka luajtur po ashtu kundër Izraelit”, tha fillimisht Panucci.

“Sadiku është gati, ashtu sikurse të gjithë lojtarët. Nesër do ët shihni se kush do të luajë ndaj Maqedonisë”.

“Ne nesër luajmë për të fituar lojën, çfarë ndodhë pastaj do ta shohim, por këtu jemi për të luajtur me dëshirë të madh. Nuk do të nënshkruaja për barazim”, tha Panucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat