Vecernji List: Turp për Kroacinë

Futboll

Vecernji List: Turp për Kroacinë

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 09:58
Kroaci Kosovë

Gazeta kroate, Vecernji List ka kritikuar shtetin e Kroacisë për mos ndërtimin e një stadiumi të ri

Ndeshje mes Kroacisë dhe Kosovës është ndërprerë në minutën e 22-të për shkak të reshjeve të shiut dhe fushës së papërshtatshme për lojë.

 Gazeta kroate, Vecernji List ka kritikuar shtetin e Kroacisë për mos ndërtimin e një stadiumi të ri.

Vecernji List e ka marrë shembull Maqedoninë, e cila në Shkup e ka ndërtuar një stadium të ri ‘Telekom Arena’, ku u zhvillua Superkupa e Evropës me Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Sipas Vecernji List lojtarët dhe tifozët e Kroacisë meritojnë një stadium më të mirë sesa ‘Maksimiri’.

Vecernji List shkruan se me parat e dhuruar nga shteti kroat për rinovimin e Maksimirit, në 20 vitet e fundit, ishte ndërtuar një stadium i ri.

Gazeta kroate akuzon shtetin se parat që janë dhuruar për rindërtimin e Maksimirit kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat