Ndodh edhe kjo në Angli, Barkley po kryente testet mjekësore, por në momentin e fundit refuzoi të nënshkruajë me Chelsean

Futboll

Ndodh edhe kjo në Angli, Barkley po kryente testet mjekësore, por në momentin e fundit refuzoi të nënshkruajë me Chelsean

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 06:59
Ross Barkley

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Angli, më saktësisht në Londër.

Mesfushori i Përfaqësueses angleze, Ross Barkley kishte pranuar të shkonte në vizitat mjekësore tek Chelsea.

Kampioni aktual anglez kishte arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e tij për 30 milionë funte.

Por pasi arriti në qendrën mjekësore Cobham dhe filloi t’i bënte vizitat mjekësorë, lojtari i ka rënë pishman.

Sipas ‘Sky Sport’, Barkley ka refuzuar të nënshkruajë me gjigantin anglez duke ndërprerë vizitat mjekësore.

Ky gjest i lojtarit është kritikuar shumë nga mediat angleze, të cilat ende nuk kanë ndonjë informatë se pse Barkley e bëri këtë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat