Inter me ofertë të re për Mustafin

Futboll

Inter me ofertë të re për Mustafin

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 21:53
Shkodran Mustafi

Inter vazhdon të insistojë për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Drejtuesit e Interit nuk kanë humbur ende shpresat për transferimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Skuadra italiane ka kërkuar huazimin një vjeçar të Mustafit për 5 milionë euro, me të drejtë blerje verën e ardhshme.

Pas përfundimit të sezonit, Inter do të paguante edhe 25 milionë të tjera Arsenalit, shkruan Gianluca Di Marzio.

Mustafi tashmë i ka thënë po Interit, por në ditët e fundit të afatit kalimtar pritet marrëveshja edhe në mes të dy skuadrave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat