Edhe vëllai i vogël i Eden Hazard nënshkruan për Chelsean

Futboll

Edhe vëllai i vogël i Eden Hazard nënshkruan për Chelsean

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 18:50
Kylian Hazard

Chelsea e ka kompletuar transferimin e Kylian Hazard nga Ujpesti.

Mesfushori ofensiv është vëllai i vogël i Eden Hazard, i cili kishte nënshkruar për klubin hungarez në verën e kaluar.

22-vjeçari i ka shënuar katër gola në 35 paraqitje dhe është i treti nga familja Hazard që nënshkruan për Blutë, pasi krahas Eden edhe Thorgan Hazard është lojtar i Chelseat.

Në njoftimin e klubit për transferimin është bërë e ditur se ai do të përfshihet në skuadrën zhvillimore para ndeshjes së radhës që është më 9 shtator.

Kur kanë mbetur edhe 48 orë deri në mbyllje të afatit kalimtar, Chelsea është duke u angazhua maksimalisht në transferimin e lojtarëve të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat