Shënon Sadiku, fiton Legia

Futboll

Shënon Sadiku, fiton Legia

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 07:04
Sadiku

Legia e Varshavës i falet sërish Armando Sadikut. Sulmuesi shqiptar udhëhoqi skuadrën kryeqytetase drejt fitores së tretë rradhazi në kampionatin polak. Sadiku një nga më të mirët në fushë për Legian realizoi golin që zhbllokoi shifrat në fitoren 2-1 që arriti formacioni i drejtuar nga trajneri Magiera duke i hapur rrugën drejt suksesit skuadrës së tij. Në minutën e 57-të, kuqeziu u gjend në vendin dhe në kohën e duhur me Sadikun që me një goditje të bukur nga brenda zone ndëshkoi portierin mik për ti dhënë epërsinë Legias.

Ky ishte goli i 2-të në kampionatin polak për 26-vjecarin nga Elbasani dhe i 5-ti me fanellën e skuadrës nga Varshava m Sadikun që ja ka dalë të realizojë edhe në Champions League e në Kupën e Polonisë me Legian. Vendasit në minutën e 63-të dyfishuan shifrat me Szymanski ndërkohë në fund Zaglebie realizoi golin e vetëm me Starzynskin nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore Legia e Varshavës u ngjit në kuotën e 13 pikëve  në vendin e 3-të të klasifikimit pas 7 javëve të para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat