Paçarada e Zejnullahu të pafat në Bundesliga II

Futboll

Paçarada e Zejnullahu të pafat në Bundesliga II

Nga: K.Goca Më: 27 gusht 2017 Në ora: 15:41
Leart Paçarada

Reprezentuesit e Kosovës, Leart Paçarada e Eroll Zejnullahu, me skuadrën e Sandhausen-it, kanë qenë të pafat, duke pësuar humbjen e parë në Bundesliga II. Sandhausen para shikuesve të vet pësoi humbje me rezultat 2:1 nga lideri i renditjes, Fortuna nga Dyseldorfi. Sandhausen e para udhëhoqi me golin e futbollistit Holer në minutën e 22-të, por 45 minutat e dytë ishin fatal për vendasit. Bebue (51’) e  Hennings (90’) shënuan për fitoren e Fortunës.  Paçarada luajti i plot, kurse Zejnullahu u zëvendësua në minutën e 52-të. Fortuna është në krye me 11 pikë, kurse Sandhausen pas dy fitoreve e një barazimi, pësoi disfatën e parë, tani mban vendin e pestë me 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat