Hasani: Përparësitë janë në anën e Prishtinës

Futboll

Hasani: Përparësitë janë në anën e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:14
Fidan Hasani

Derbi i javës së dytë në elitën e futbollit, pa dyshim se do të zhvillohet nesër (16.30) në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës. Derbi i kryeqytetit pritet me padurim nga dashamirët e kësaj loje më të popullarizuar, ndërsa Prishtina konsiderohet si favoritë në bazë të cilësive që ka. Kapiteni i Flamurtarit, Fidan Hasani, me qetësi e pet ballafaqimin dhe shpreson se do të dalin me rezultat të favorshëm. “Përparësitë janë në anën e Prishtinës, kurse ne do të mundohemi të jemi grup i bashkuar dhe t’ia prishim planet rivalit, kështu që pikët të mbesin në Flamurtar. Për ne çdo rezultat pozitiv është i mirëseardhur”, tha Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sipas Hasanit, edhe një pikë është shumë me rendësi, kur kihet parasysh se ballafaqohen me një skuadër shumë të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat