Zvicra me pesë shqiptarë kundër Andorrës dhe Letonisë, Petkovic nuk dëshiron të eksperimentojë

Futboll

Zvicra me pesë shqiptarë kundër Andorrës dhe Letonisë, Petkovic nuk dëshiron të eksperimentojë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 gusht 2017 Në ora: 17:16
Trajneri zviceran Vladimir Petkovic

Trajneri zviceran Vladimir Petkovic nuk ua ka besuar debutantëve ndeshjet e vlefshme kualifikuese për botërorin kundër Andorrës (31. gusht 2017 në St. Gallen, 20.45) dhe Letonisë  (3. shtator 2017 në Riga, 20.45). Mes 23 të pëzgjedhurve spikat rikthimi i Rodriguez, Schär dhe Zakaria; të cilët vuanin nga lëndimi. Petkovic ka thënë plot vetëdije se nuk dëshiron të eksperimentojë.

Sinjale pozitive nga Shaqiri

Në grumbullim nuk spikasin emrat e Breel Embolo dhe Silvan ëidmer, ndërsa Xherdan Shaqiri është ftuar për shkak se ka marrë pjesë në stërvitjet e klubit Stoke City, që tregon se lëndimi i tij ka qenë i lehtë dhe mund të rikuperohet tërësisht brenda javës. Shqiptarë tjerë të ftuar janë Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Valon Behrami.

Zvicra deri tani ka fituar gjashtë ndeshje nga gjashtë të tilla dhe ndodhet tre pikë përpara kampionit europian Portugalisë (15 pike), si dhe Hungarisë (7), Ishujve Faroe (5), Andorrës (4) dhe Letonisë (3)./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat