Kush më kë do të takohet në Ligën e Femrave dhe në Ligën e dytë të Kosovës?

Futboll

Kush më kë do të takohet në Ligën e Femrave dhe në Ligën e dytë të Kosovës?

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 15:29
Pamje nga shorti

Në selinë e FFK-së në termine të ndara është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave për Ligën e Femrave, Ligën e Dytë dhe Superligën e Juniorëve. Në shortin për Ligën e Femrave kanë qenë të pranishëm kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi dhe administratorët, Shefqet Thaqi e Valbona Gashi. Duke iu dëshiruar klubeve një edicion të mbarë dhe të suksesshëm, Vjollcë Krasniqi ka kërkuar nga klubet që ta rrisin edhe më shumë nivelin e organizimit në mënyrë që mos të ketë tërheqje nga garat si pasojë e mungesës së organizimit dhe financave, por njëherësh kjo të shërbejë edhe për ngritjen e cilësisë së ligës. Sivjet në Ligën e Femrave janë inkuadruar edhe tri skuadra të reja: Liria, Drenica dhe Malisheva.
Ndërkohë, në shortin e Ligës së Dytë dhe Superligës së Juniorëve, kryetari i Komisionit të Garave për këto liga, Ismajl Ajeti, u ka kërkuar klubeve që të jenë sa më të organizuara dhe të zhvillojnë gara ‘fair-play’. Garat në këto liga do të nisin më 2 e 3 shtator.

Në bazë të shortit të tërhequr në javët e para do të takohen:
Liga e Femrave

Mitrovica – Ulpiana
Drenica – Vizioni
Kosova P – Dukagjini
13 Qershori – Liria
Bazeli – Intelektualet
Llapi – Malisheva
Hajvalia pushon

Liga e Dytë – Grupi A
Ratkoci – Besa
Dukagjini – Rilindja
Istogu – Dushkaja
Dejni – Deçani
Leshani – Opoja
FC Peja – Gryka
Luftëtari – FC Dardanët
Ujëvara Malishevë – Behari
Dardana – Lugu i Baranit
Përparimi pushon

Liga e Dytë – Grupi B
Xërxa – Drenovci
Minatori – Arbëria
Lepenci – Rinia
Sharri – Vjosa
Tefik Çanga – Besëlidhja
Ulpiana – Bashkimi
Kaolini – Çeliku
Kastrioti – Galaksia
18 Korriku – Dardana

Superliga e Juniorëve
Vëllaznimi – Gjakova
Prishtina – Gjilani
Trepça ‘89 – Fushë Kosova
Ramiz Sadiku – Drita
2 Korriku – Feronikeli
Liria – Llapi
Besa – Vushtrria
KEK-u – Flamurtari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat