Arifaj: Disa skuadra janë përforcuar mirë

Futboll

Arifaj: Disa skuadra janë përforcuar mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2017 Në ora: 19:40
Granit Arifaj

Çdo pikë e fituar nuk matet as me ari! Skuadra e Feronikelit nga Drenasi arkëtoi tri pikë në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit, njëherësh pretendon titullin e kampionit. Sulmuesi Granit Arifaj debutoi me gol në fanellën e Feronikelit, por paralajmëron edhe gola të tjerë. Arifaj disa vjet kishte qenë pjesë e Drenicës nga Skenderaj, por tani ndihet edhe më i lumtur që realizoi në hapje për ish  kampionin e Kosovës.

Ai e vlerësoi lart fitoren me rezultat minimal 1:0 ndaj debutuesit të elitës Vllaznisë nga Pozhorani.  “Pas përforcimeve që i ka bërë Vllaznia e kemi ditur që ka një ekip cilësore dhe do të jetë ndeshje e vështirë, pasi ishte edhe sfida e parë. Ndeshjet e para gjithë janë shumë të vështira, megjithatë kemi pritur një fitore me të lehtë, por ia që doli të jetë shumë e vështirë. Me rëndësi që arritëm të fitojmë”, tha Arifaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Debutuat me gol, a e keni pritur? “Kam besuar që do...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat