Federata e Futbollit e Kosovës bëri të ditur se nga sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Finlandë, e cila luhet me 5 shtator në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër. Biletat janë me çmime nga 7 deri në 110 euro. “Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018, Kosovë – Finlandë, e cila do të luhet më 5 shtator 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45, dalin në shitje sot”, thuhet nga FFK.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro
Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro
Tribunat D1, D4 = 15 Euro
Tribunat D2, D3 = 20 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 110 Euro