Nagelsmann, trajneri që kaloi pritshmëritë

Futboll

Nagelsmann, trajneri që kaloi pritshmëritë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 08:46
Nagelsmann

Nëse je një futbollist dhe dëshiron të spikasësh është mirë të zgjedhësh Bundesligën si kampionatin për të hedhur hapat e tua te parë në karrierë, por kjo shprehje tashmë nuk vlen vetëm për futbollistët por edhe për trajnerët. Nagelsmann i cili në 2016-tën në moshën 28-vjecare mori drejtimin e Hoffenheimit ishte vetëm rasti i parë. Paraqitijet fantastike të Hoffenheim-it me Nagelsmann në krye me skuadrën që në sezonin e kaluar siguroi për herë të parë një kualifikimin historik në play-offin e Champions League, ka shërbyer se një shembull se presidentët e klubeve të Bundesligës nuk duhet t’i besojnë gjakut të ri vetëm në fushën e blertë por edhe në pankinë. Në sezonin e ri të kampionatit gjerman që nisi të Premten me ndeshjen Bayern Munich-Bayer Leverkusen, janë plot 6 trajnerë që nuk i kanë arritur ende të 40-tat, një rekord absolut ky sepse nga 18 skuadra në total, 6 prej tyre ua kanë besuar stolin emrave të rinj që nga mosha që kanë mund të ishin ende futbollistë të këtyre klubeve.

Më i vogli vazhdon të mbetet Nagelsmann, me Hoffenheimin e tij që e nisi sezonin me një fitore 1-0 ndaj Werder Bremen-it që drejtohet nga një tjetër trajner i ri në moshë, 37-vjecari Alexander Nouri. Schalke 04 është një nga skuadrat që dëshiron të bëjë mirë në këtë sezon. Drejtuesit e Bluve mbretërorë pasi panë sesi dështuan dy trajnerë të njohur si Andre Breitenreiter dhe Markus Weinzirl, në 2 sezonet e fundit, zgjodhën një emër tërësisht të panjohur për stolin, 31-vjecarin Domenico Tedesco, që në gjysmën e dytë të sezonit mori drejtimin e Aues në kategorinë e dytë dhe pasi siguroi 13 pikë në 5 ndeshjet e tij të para arriti të ndihmonte këtë ekip të siguronte mbijetesën në Bundesligën e dytë.

Tedesco e nisi me një sukses shumë të rëndësishëm aventurën e tij te Schalke që në javën e parë mposhti 2-0 Leipzigun në Veltins Arena. Mainz 05, ndërkohë e nisi keq sezonin me një humbje 0-1 në shtëpi ndaj Hannover 96, por gjasat janë që 37-vjecari Sandro Schëarz të bëjë një punë të mirë te Mainz. Pasi i siguri ngjitjen në Bundesligë Shtugartit, Hannes Wolf tashmë do të ketë një punë të vështirë pasi duhet që ti pozicionojë shvabët në mesin e tabelës së klafikimit. Ai është 36-vjec, 22 vite më i ri se tekniku më i vjetër i Bundesligës që është Carlo Ancelotti.

Wolf ka një mision të qartë të lerë shenjën e tij te një skuadër shumë e njohur si Stuttgarti. Manuel Baum është emri i fundit por jo më pak i rëndësishmi. 37-vjecarit është pjesë e Augsburgut që prej vitit 2016-të dhe në sezonin e kaluar arriti të ndihmonte bavarezët e vegjël të siguronin mbijetesën. Janë këtë 6 trajnerët e rinj në moshë që drejtojnë në Bundesligën gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat