Djali i portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, shkëlqen në Gjermani

Futboll

Djali i portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, shkëlqen në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:07
Leart Paçarada me fanellë të kuqe

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, realizoi golin e parë për edicionin e sivjetshëm në Bundesliga II të Gjermanisë. Djaloshi 22-vjeçar, në tri ndeshjet e para po luan rol të jashtëzakonshëm dhe është i pazëvendësueshëm te skuadra e Sandhausen-it, e cila është lider me 7 pikë. Në tri ndeshjet e para, dy fitore e një barazim dhe goldallim 7:2, janë dëshmia më e mirë se sa përgatitur e të fortë janë. Paçarada është djali i portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut.   Reprezentuesi i Kosovës me ekipin e tij bënë lojë të madhe kundër Dynamos në Dresden, duke triumfuar me rezultat 4:0. Paçarada shënoi nga një pozicion i vështirë, askush nuk e priste, nga pozicioni anash, në vijën e 16 -shit, duke plasur topin në pjesën e djathtë të portës së portierit Schwabe.

Golat tjerë i realizuan: Holer (71’), Wright (79’) e Daghfous (89’). Paçarada u paraqit i plot në sfidë, kurse Eroll Zejnullahu luajti deri në minutën e 53-të. Paçarada e Zejnullahu, me skuadrën e tyre dëshmojnë formë të lartë dhe nëse vazhdojnë me këtë ritëm do të jenë kandidatë për t’u ngjitur në Bundesliga I. Fundja, Paçarada është në formën më të mirë të mirë të mundshme dhe është  një lajm i gëzueshëm për përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës, Albert Bunjakin, në prag të ndeshjes me Kroacinë që luhet me 2 shtator në Maksimir dhe tri ditë më vonë në Shkodër kundër Finlandës, të vlefshme të grupit I në kualifikimet për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat