Allegri ia mbyll dyert Chelseat: Sandro qëndron te Juve

Futboll

Allegri ia mbyll dyert Chelseat: Sandro qëndron te Juve

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 19:13
Alex Sandro

Trajneri i Juventusit nuk e ka ndërmend ta largojë mbrojtësin brazilian.

Chelsea këmbëngul për Alex Sandron, por Juventusi nuk ka ndërmend ta shesë brazilianin.

Trajneri i bardhe-zinjve, Massimilliano Allegri tregohet i qartë teksa flet për të ardhmen e mbrojtësit. Ai tha se 26-vjeçari dëshiron të qëndrojë dhe klubi i ka refuzuar të gjitha ofertat në drejtim të tij.

“Kam folur me Sandron dhe ai më ka thënë që nuk dëshiron të largohet dhe se e do vetëm Juventusin”, u ka thënë Allegri gazetarëve.

Chelsea ka ofruar 70 milionë euro për ish-futbollistin e Portos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat