Kampioni starton me fitore

Futboll

Kampioni starton me fitore

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:56
Lojtarët e Trepçës '89

Kampioni i Kosovës, Trepça '89 nga Mitrovica, startoi me fitore, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Flamurtarin e Prishtinës, skuadër e cila pas gjashtë vjetësh u rikthye në elitë. Mitrovicasit arritën tri pikë të mëdha në hapje të Kampionatit të Kosovës. Flamurtari u përpoq deri në fund, por nuk arriti që të shënoi golin e barazimit. Në minutën e 10-të, Muharrem Jashari kalon 89’-shin në epërsi. Ai nga afërsia shokoi ‘flamurtarët’. Në minutën e 36-të, Idrizin nga rreth 20 metra goditi fuqishëm, por shtylla pingule shpëtoi Flamurtarin. Pas pesë minutave  të pjesës së  dytë (50’), Jashari asiston, John nuk gabon nga afërsia dhe dyfishon epërsinë, 2:0.  Në minutën e 63-të, Flamurtari ngushton rezultatin, duke iu falënderuar Ardit Jaupajt. Në fund të takimit, pikërisht në minutën e 90-të, Florent Hasani thellon fitoren në 3:1, ndërsa pas dy minutave gjyqtari Kreshnik Vula e përjashton me karton të kuq Adrian Qavollin e Flamurtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat