Mourinho me këmbë në tokë

Futboll

Mourinho me këmbë në tokë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:18

Jose Mourinho me Manchester Utd kërkon edhe tri pikë të reja në kampionatin anglez. Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ është inspiruar pas triumfit të javës së kaluar me rezultat 4:0 në ballafaqim me West Ham-in, por tani do të luajnë në konak të Swansea-s, e cila ka ekip të papërshtatshëm. ‘Djajtë e Kuq’ hiqen favoritë dhe pritet sërish të vijnë në shprehje cilësitë e Romelu Lukakut i cili realizoi dy gola në hapje të edicionit të ri. Mourinho kërkon kujdes nga kjo sfidë, sepse çdo gabim mund t’i kushtojë skuadrës së tij. Ndeshja do të luhet nesër në orën e mesditës (13.30) në stadiumin “Liberty”.

“Kam përvojë dhe nuk fluturoj pas një rezultati 4:0. Ne nuk jemi favoritë, jemi vetëm një ekip me më shumë besim se sezonin e kaluar, një ekip që ka punuar për më shumë kohë së bashku, por që ka nevojë për qetësi. Ne po e fillojmë. Sezonin e kaluar, në tri ndeshjet e para kemi marrë nëntë pikë, pastaj e përfunduam kampionatin në vendin e gjashtë”, ka deklaruar Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat