Ramadani: Të jemi të kujdesshëm! Flamurtari në emocione!

Futboll

Ramadani: Të jemi të kujdesshëm! Flamurtari në emocione!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:19
Zekirja Ramadani

Flamurtari i Prishtinës është në emocione, skuadër e cila pas gjashtë vjetësh u rikthye në elitën e futbollit dhe në hapje të kampionatit do të ndeshet me kampionin në fuqi, Trepça ’89, e cila luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mitrovicasit pretendojnë fitore në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit, kurse “flamurtarët” do të luftojnë deri në pikën e fundit që të kthehen me rezultat të favorshëm. Ndeshja do të luhet nesër në orën 17.00, ku pritet një lojë e fortë ndërmjet rivalëve të vjetër.

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani, respekton Flamurtarin dhe sipas tij, pret ndeshje të fortë. “Ndeshja gjithmonë e ka ngarkesën e vet psikologjike dhe kur në ndeshjen e parë e ke përball kampionin e Ligës së Parë, atëherë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe ta marrim lojën më seriozitet të madh me disiplinë të madhe”, tha Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ramadani tha se nuk janë komplet ndaj skuadrës kuqezi, por sipas tij ka mungesat e njëjta sikurse në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, kundër Besës. “Nuk jemi komplet, mungesat e njëjta janë si në Superkupë, por kemi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat