FSHF: 15 stadiume të Kategorisë së Parë, me probleme

Futboll

FSHF: 15 stadiume të Kategorisë së Parë, me probleme

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 14:45
Logo e FSHF

Sektori i Licencimit të Klubeve, pas inspektimit të fundit të bërë gjatë gjithë muajit korrik 2017, si dhe pasi mori në shqyrtim në komisionin përkatës të gjithë problematikën e stadiumeve, ku do të zhvillohen ndeshjet për Kategorinë e Parë në sezonin  2017-2018, përcaktoi detyrat përkatëse për disa prej tyre (për ato klube, ku impiantet sportive kanë akoma probleme). Jo të gjitha klubet e Kategorisë së Parë kishin mangësi, pasi KF Tirana, Vllaznia B, KF Bylis dhe KF Apolonia janë brenda të gjitha standarteve. Komisioni vleresoi se i plotësojnë tërësisht kushtet për t’u liçensuar.

Ndërsa klubet e Tërbunit, Besëlidhjes, Korabit, Kastriotit, Ilirisë së Fushë-Krujës, Burrelit, Dinamos, Erzenit, Besës, Egnatias, Naftëtarit, Tomorrit, Shkumbinit, Turbinës dhe Pogradecit i përmbushin pjesërisht kushtet. Për këto klube u lanë edhe detyrat për realizim të plotë të punëve në impiantet përkatëse për secilin, sipas mangësive që ka dhe që duhet të plotësojë përpara startit të kampionatit të Kategorisë së Parë, më 16 shtator. Por, një grup pune nga FSHF-ja do të kalojë sërish për inspektim në këto fusha në periudhën 25-31 gusht, rreth plotësimit të këtyre mangësive të konstatuara më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat