“La Gazzeta Dello Sport”: Shkëndija, klubi me zemër shqiptare dhe kuqezi

Futboll

“La Gazzeta Dello Sport”: Shkëndija, klubi me zemër shqiptare dhe kuqezi

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 14:38
Futbollistet e Shkëndijës

E përditshmja prestigjioze italiane “La Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një shkrim klubit të Shkëndijës së Tetovës para ndeshjes së parë ndaj Milanit. Në këtë artikull, klubi tetovar cilësohet me zemër shqiptare dhe kuqezi.

“Maqedonas dhe shqiptarë, duke qenë se këta të fundit përbëjnë rreth 80% të popullsisë në Tetovë. Klubi është krijuar në vitin 1979, në kohën e Jugosllavisë dhe diktaturës së Titos, prej një ndjenje që ka zgjatur në kohë. Rrugëtimi i kuqezinjve ka vazhduar me ulje-ngritje deri në fund të 2013-s, kur disa emigrantë shqiptarë në Zvicër, njëkohësisht pronarë të grupit ‘Ecolog’, vendosën të investonin te Shkëndija, madje duke bindur edhe Fali Ramadanin që të marrë rolin e drejtorit sportiv.

Milani është skuadra e zemrës për klubin maqedonas: një pasion që rrjedh prej të qenurit shqiptarë, duke qenë se ‘Djalli’ gjithnjë ka patur mbështetje në shtetin ballkanik. Por nuk mbaron këtu: në fillim të viteve ’90, Shëkndija ka luajtur për një periudhë me fanellën e Milanit. Nga Tetova do të vijnë shumë tifozë për të ndjekur nga afër atë që mund të cilësohet si një festë e vërtetë”, shkruan “La Gazzetta Dello Sport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat