Arifaj: Nuk do të mungojnë befasitë në elitë!

Futboll

Arifaj: Nuk do të mungojnë befasitë në elitë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2017 Në ora: 18:59
Granit Arifaj

Feronikeli nga Drenasi pretendon t’i mbledhë të gjitha trofetë në edicionin e ri në Kampionatin e Kosovës. skuadra nga Drenasi është më e gatshme se kurrë për betejat e reja, madje premtojnë fitore të shtunën (me 19 gusht) kundër debutuesit në elitë, Vllaznisë nga Pozhorani. Sulmuesi Granit Arifaj, që ka ardhur në Feronikel nga Drenica e Skenderajt, konsideron se është në formën më të mirë dhe premton sa më shumë gola. Ai e pranon se është një edicion i vështirë, duke parë të gjitha skuadrat që janë mirë të organizuara.

“Do të jetë një edicion shumë i vështirë, të gjitha skuadrat janë organizuar shumë mirë dhe janë përforcuar shumë, por të shohim”, thotë Arifaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Shpresoj të jem në formë shumë të mirë si unë ashtu edhe ekipi në përgjithësi, të mos kemi lëndime, kështu që golat nuk do të mungojnë “, tha Arifaj. Ai thotë se edicionin e ri do ta veçojnë disa gjëra: “Ekipet po sjellin shumë përforcime nga...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat