Trepça ’89 nga Mitrovica si me lojë po ashtu edhe me rezultat dominoi ndaj Besës nga Peja, duke triumfuar me rezultat 5:0 në finalen e Superkupës së Kosovës, e cila u zhvillua në stadiumin e futbollit në Gjilan. Kampioni u tregua i pamëshirshëm ndaj fituesit të Kupës, por nuk duhet harruar një fakt se, Besa ka filluar me vonesë përgatitjet dhe me shumë mungesa, ngase një numër i lojtarëve është larguar nga radhët e tyre gjatë këtij afatit kalimtar.
Sulmuesi i krahut të Trepçës ’89, Florent Hasani, është i ngazëllyer që me skuadrën e tij fituan Superkupën. Ai pretendon me ’89-shin të luftojnë për të gjitha trofetë në edicionin e ri, në radhë të parë të mbrojnë titullin e kampionit. Ai vlerësoi të gjithë bashkëlojtarët për paraqitjen që dëshmuan në sfidën me fituesin e Kupës. “Thënë të drejtën nuk kam pritur fitore kaq të thellë, edhe pse dihet situata e Besës, por kemi hyrë në ndeshje të motivuar maksimalisht dhe s’e kemi nënçmuar”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Trepça’89 kaloi në epërsi në minutën e 43-të, me golin e shënuar nga...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)