Partizani në Itali

Futboll

Partizani në Itali

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 19:23
Lojtarët e Partizanit

Partizani nga Tirana ka udhëtuar sot drejt Peruxhias në Itali, ku edhe do të zhvillojnë fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Mark Iuliano. Klubi ka organizuar udhëtimin e lojtarëve që janë në vendin tonë, të cilët do janë nisur së bashku, ndërsa pjesa tjetër do të udhëtojë nga destinacionet ku ndodhen me familjet e tyre.
Rreth pasdites të kuqtë do të jenë të plotë nën urdhrat e trajnerit Iuliano dhe do të mbetet për t’u parë në rast se do të kryejnë sot stërvitjen e parë. Trajneri ka përcaktuar një axhendë stërvitore, e cila do të jetë mjaft e ngarkuar, pasi futbollistët do të duhet që të jenë gati për të përballuar një sezon të gjatë dhe të vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat