Interi rivalizon Romën për Mahrez

Futboll

Interi rivalizon Romën për Mahrez

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 20:11
Riyad Mahrez

Edhe zikaltërit kanë shprehur interesim për yllin algjerian.

Riyad Mahrez ka kohë që po kërkohet me ngulm nga Roma, por ofertat e deritanishme të klubit verdhekuq janë refuzuar nga Leicester City.

Duke e parë situatën e lojtarit, në garë është futur edhe Interi, që është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për reprezentuesin e Algjerisë.

Sipas The Mirror, një ofertë e tillë e zikaltërve do të ishte e pa refuzueshme nga drejtuesit e Leicester, që do të pranonin shitjen e lojtarit më të mirë të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat