Shaqiri i çuditur me një ndodhi: Kush ishte ideator i këtij ‘marifeti’?

Futboll

Shaqiri i çuditur me një ndodhi: Kush ishte ideator i këtij ‘marifeti’?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2017 Në ora: 19:45
Qerim Shaqiri

Trajneri i skuadrës së futbollit Vizioni nga Ferizaj, Qerim Shaqiri, gati ka dal mendsh kur ka parë sfidën e futbollit ndërmjet skuadrës së femrave dhe atyre të meshkujve. “Sa u gëzuam kur u pranuam ne instancat më të mëdha në shtëpite e FIFA-s dhe atë të UEFA-s. Gjithnjë me shpresën se do të kemi paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Filluam ti bëjmë përzgjedhësit për kategoritë çfarë kërkohen nga organet drejtuese të FFK-së. Ngarendim të gjithë në ‘Argatët’ e futbollit që të sjellim lojtarët më të mira për të veshur petkun e Reprezentacionit. Dorën në zemër puna që është bërë me vajzat e G-19 është për t’u lavdëruar, por sot me çuditi një fakt pak sa i çuditshëm. Shoh që ishte caktuar një ndeshje kontrolluese ndërmjet reprezentacionit të G-19 (vajzat) & Kf Kosova nga Prishtina (djemtë) U-15 ose U-17.Do isha pajtuar sikurse mos te kishte skuadra të tjera te futbollit femëror, mirëpo fatmirësisht thuaja në tërë qytetet e Kosovës ka skuadra të femrave. Dhe shtroje pyetjen? Kush ishte ideator i këtij ‘marifeti’?”, tha Qerimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat