Juve në kërkim të një mesfushori, edhe Strootman në listë

Futboll

Juve në kërkim të një mesfushori, edhe Strootman në listë

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 18:36
Kevin Strootman

Kampionët e Italisë pritet të përforcohen me një futbollist në mesfushë.

Listës së gjatë të mesfushorëve, të cilët kërkohen nga Juventusi, i është shtuar edhe Kevin Strootman i Romës.

Sipas së përditshmes italiane, Tuttosport, Juve do të tentojë ta sjellë holandezin në Torino, duke e joshur me një ofertë të mirë dhe duke i garantuar atij një vend titullari në formacionin e parë.

Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë Roma e cila vështirë se do të pranojë që edhe një lojtar tjetër t’i largohet tek rivali direkt për titull, ashtu siç ndodhi një vit më parë, kur Miralem Pjaniq la Romën për t’i bashkuar Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat