Në orën 20.45 në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, do të zhvillohet finalja e Superkupës, ndërmjet kampionit të Evropës Real Madridit dhe fituesit të Europa League, Mancheter Utd.
Sot, Shkupi po vlon nga atmosfera dhe tifozët e Realit dhe të Manchester Utd, më së miri shihet në një foto të postuar nga ish futbollisti i mirënjohur i Lirisë, Skënder Kapra. Në foto shihet se çfarë tollovie e atmosfere është në këto çaste të vapës së madhe.