Basha duket se po rigjen kohët e arta

Futboll

Basha duket se po rigjen kohët e arta

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 12:55
Migjen Basha

Një lojtar që e ka treguar veten gjithmonë në futbollin italian, por në Zvicër pati probleme me përshtatjen një vit më parë. Mirëpo, Migjen Basha duket se po rigjen kohët e arta. Mesfushori 30- vjeçar ka marrë elozhet e “Gazetta Dello Sport” për fitoren e Barit në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Parmës me rezultatin 2-1.

“I vetmi që nuk e humb kontrollen dhe merr në dorë frenat e lojës pas disavantazhit të Barit. Ka qetësinë dhe freskinë e duhur për të ndërtuar në mesfushë. Asiston në golin e barazimit”, shkruar media prestigjioze italiane për paraqitjen e shqiptarit, të cilin e ka vlerësuar me notën 6.5.

Në ditët e para të trajnerit Groso në krye të Barit, emri i mesfushorit të Kombëtares shqiptare të futbollit lakohej si një prej tyre që mund të dilnin “të tepërt” në projektin e ri, por paraqitjet e kanë bërë shqiptarin si “Zot” të mesfushës për skuadrën italiane që do të kërkojë rikthimin në Serinë A sa më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat