Real - Manchester Utd, luftojnë për Superkupën e Evropës

Futboll

Real - Manchester Utd, luftojnë për Superkupën e Evropës

Nga: K.Goca Më: 7 gusht 2017 Në ora: 19:21
Lojtarët e Realit

I madh dhe i vogël mezi e presin sfidën e madhe ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Utd. Finalja e Superkupës së Evropës luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup. Dy skuadrat më të fuqishme të Kontinentit të Vjetër, do të masin forcat ndërmjet vete. Kampioni i Evropës Real Madridi dhe fituesi i Europa League, Manchester Utd, premtojnë lojë të hapur e të fortë njëkohësisht t’i kënaqin edhe shikuesit. Trajneri i Manchester Utd, Jose Mourinho, do të ballafaqohet me ish skuadrën e tij, Real apo futbollisti Cristiano Ronaldo do të sfidojë ish skuadrën e dikurshme, Manchester Utd. Një ndeshje me emocione të mëdha, për faktin se si njëra palë po ashtu edhe tjetra pretendojnë trofeun e parë në edicionin e ri. Të dy trajnerët, Zinedine Zidane i Realit e Mourinho i Manchester Utd...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat