Man City, gati të rivalizojë Unitedin e Chelsean për Bale

Futboll

Man City, gati të rivalizojë Unitedin e Chelsean për Bale

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 15:09
Gareth Bale

Manchester City është gati të konkurrojë me Manchester Unitedin dhe Chelsean në garën për yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Sipas Don Balon, Unitedi tani përballet me konkurrencë për Balen nga rivalët e qytetit, Man Cityn.

Real Madridi thuhet se po nxiton të shesë sulmuesin anësori nga Uellsi për të financuar një lëvizje për sensacionin e Monacos, Kylian Mbappe.

Pep Guardiola ka ndërruar fokusin e tij nga transferimi i yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez në favor për të marrë Balen.

Chelsea, Unitedi dhe City tani janë të gjithë pas lojtarit të Real Madridit, dhe dy të fundit janë të gatshëm të paguajnë nga 90 milionë funte apo rreth 100 milionë euro.

Jose Mourinho ka shtyrë më shumë deri më tani, por City janë në luftë me Sanchezin, pasi nënshkrimi këtë verë me sulmuesin kilian duket të jetë i komplikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat