Interi nuk dorëzohet për Vidal

Futboll

Interi nuk dorëzohet për Vidal

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 18:38
Vidal

Mesfushori kilian mbetet një nga dëshirat e mëdha të drejtuesve të Interit.

Arturo Vidal sërish në radarët e Interit.

Edhe pse vetëm pak ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Bayern Munichut, Kar Heinz Rummenigge deklaroi që Vidal qëndron në Munih 100 %, Interi nuk dorëzohet pa provuar përsëri që ta bind Bayernin për ta shitur.

Mediat në Itali shkruajnë që Vidal është i gatshëm të kthehet në Serie A, por më parë duhet bindur Bayernin për ta shitur atë.

Interi ofron 50 milionë euro për ish-futbollistin e Juventusit, ndërsa ai do të marrë një pagë prej 7.5 milionë eurosh në vit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e ardhshme e Bayernit për kilianin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat