Costa bëhet me skuadër të re

Futboll

Costa bëhet me skuadër të re

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 17:39
Diego Costa

Diego Costa do të largohet nga Chelsea për t’u kthyer në Atltico Madrid.

Ricardo Cardoso, avokat i Diego Costas ka njoftuar se formalisht kanë kërkuar për t’u larguar nga Chelsea.

Ai tha se Costa do të kthehet në Atletico Madrid, nga ku u largua në vitin 2014.

Ky largim vjen për shkak të një mesazhi të Antonio Contes, i cili e kishte njoftuar lojtarin se nuk llogarit në shërbimet e tij.

Costa për Atleticon nuk mund të luajë deri në muajin janar të vitit 2018, kur edhe skadon dënimi i FIFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat