Vëllaznimin nuk e ndal as vapa

Futboll

Vëllaznimin nuk e ndal as vapa

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2017 Në ora: 19:32
Lojtarët e Vëllaznimit

Gjatë kësaj jave po mbretëron vapë e madhe në Kosovë, e cila po ndikon pak a shumë edhe në rrjedhën normale të stërvitjeve në disa klube. Kapiteni i Vëllaznimit nga Gjakova, Albutrint Morina, tha se me gjithë vapën e madhe, po arrijnë që të përgatiten mjaft mirë. “Tash u bënë një muaj që kemi filluar stërvitjet, atmosfera në ekip është shumë e mirë. Me të vërtet është një vapë e madhe, por falë përkushtimit të të gjithëve në klub, po arrijmë disi ta kalojmë”, thotë Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Futbollisti tregon se ku po stërviten: “Stërvitjet i zhvillojmë zakonisht në stadiumin e qytetit, kushtet mendoj se janë të mira dhe gjithçka është në rregull”. Skuadra gjakovare pas një periudhe rikthehet në elitë, por me synime që të dëshmojë futboll cilësor dhe t’i kënaq edhe tifozët e saj të zjarrtë, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’. “Vëllaznimin e shoh shumë të vendosur për mi arritur objektivat që i kemi. Synimet tona janë që të krijojmë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat