Roma refuzon Juven për Manolas

Futboll

Roma refuzon Juven për Manolas

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 23:50
Kostas Manolas

Klubi romak nuk pranon shitjen e qendërmbrojtësit.

Kostas Manolas pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Romën në ditët në vazhdim.    

Mbrojtësi grek që është kërkuar nga Arsenali në Angli dhe Juventusi në Itali, me gjasë do të mbetet në Olimpico.

Juventusi ka tentuar që edhe njëherë ta bind Romën për ta shitur atë, pasi e konsideronte si zëvendësues ideal për të larguarin, Leonardo Bonucci, por përgjigja e klubit ka qenë ‘Jo’.

Manolas pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat