Inter arrin të fitojë edhe ndaj Chelsea

Futboll

Inter arrin të fitojë edhe ndaj Chelsea

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 00:31
Inter

Tjetër fitore e Interit në International Champions Cup.

Zikaltërit, pasi arritën të fitonin përballë  Bayernin të Mynihut, të njejtën gjë bënë edhe ndaj Chelsea të Antonio Conte, duke i mposhtur ata me rezultatin 2-1.  Një pjesë e parë e ndarë me dy fytyra, me skuadrën e Luciano Spalletit, të cilët në 20 minutat e para e dominuan kundërshtarin më pas, ishin “Blutë e Londrës” ata që balancaun disi lojën. Goli i epërsisë vjen në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Faulli i shkaktuar në zonë nga ana e Azpilicueta, bën që zikaltërit të fitojnë një 11-metersh.

Nga pika e bardhë niset Stefan Jovetic, me Cortua që arrin të presë në fillim topin, më pas malazezi ne tentativën e tij të dytë arrin të dërgojë skuadrën e tij në avantazh. Fraksioni i dytë i lojës sheh sërish Interin dominant ndaj kampionëve të Anglisë dhe në 54, zikaltërit arrijnë të dyfishojnë rezultatin me anë të kroatit, Ivan Perisic. Chelsea nuk arrin dot të gjejë fundin e rrjetës, por për të realizuar një gjë tillë kujdeset, mesfushori Kongogbia, i cili në të 74, me një pasim të kthyer prapa realizon  autogolin më të bukur të vitit. Blutë e Londrës mund të kishin barazuar rezultatin, por goli i Batshuayi është i pavlefshëm, pasi sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje. Kështu Interi regjistron  një tjetër fitore përballë një kundershtari të  vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat