Juve i ofron shkëmbim lojtarësh Valencias

Futboll

Juve i ofron shkëmbim lojtarësh Valencias

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 21:26
Joao Cancelo

Kampionët e Italisë janë në kërkim të një mbrojtësi.

Pas largimit të Dani Alves, Juventusi kërkon që ta gjejë një zëvendësues për të në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ideja më e re është Joao Cancelo i Valencias, për të cilin ‘Zonja e Vjetër’, është e gatshme të ofrojë para plus një futbollist në shkëmbim.

Sipas FootballItalia, Juve ofron Mario Leminan dhe 17 milionë euro për mbrojtësin portugez.

Juventusi shpreson që oferta e tyre të pranohet duke parë edhe marrëdhëniet e mira që kanë me Valencian, pas shitjeve që kanë bërë të Simone Zazas dhe portierit Neto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat