Pallotta kërkon falje

Futboll

Pallotta kërkon falje

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 19:30
Pallotta

Marco Fassone, administratori i deleguar i Milan-it, i është kundërpërgjigjur akuzave të rënda të bëra nga presidenti i Roma-s, James Pallotta, i cili ka thënë: “Ajo që po bën Milan nuk ka kuptim, ata nuk kanë para”). Në një intervistë të dhënë për “Sirius Xm.”, Fassone ka thënë: “I dashur Pallotta, jemi gati të ballafaqohemi në lidhje me bilancet e Milan-it dhe Roma-s. Jemi të befasuar nga mungesa e stili dhe nga fakti që një klub të sulmojë në këtë mënyrë një klub tjetër. Ndër të tjera, në deklaratat e tij ka pasur shumë pasaktësi. Gjithsesi, ne vazhdojmë përpara. Unë jam në Itali, punoj 20 orë në ditë për Milan-in. kur të dojë jam gati të ballafaqohem me të mbi bilancet në mënyrën më transparente të mundshme. Nëse duhet të mësoj diçka nga ai do ta bëj, por kritikat e bëra në këtë mënyrë janë pak të bezdisshme”.

Pas deklaratave të drejtuesit kuqezi ka ardhur tërheqja mbrapa e presidenti të klubit verdhekuq. Pallotta, në fakt, ka kërkuar falje me një komunikatë zyrtare të dhënë për “Ansa”-n, që është publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit. “Kërkoj falje nëse kam pasur informacione të pasakta. Futbolli italian është shumë i rëndësishëm për mua, ashtu si rikthimi i tij në majat e futbollit. Në lidhje me këtë, pres që të gjithë klubet të japin kontributin e tyre për krijimin e një kampionati më të fortë dhe më të përballueshëm, siç po bëjmë ne të Roma-s. I uroj Milan-it dhe pronarëve të rinj atdhe mbarësi dhe pres me kënaqësi që drejtuesit e klubit dhe pronarët e rinj të bashkëpunojnë me ne për zhvillimin e Serie A”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat