Barcelona dhe Real Madridi do të zhvillojnë nesër El Clasicon e parë për sezonin e ri, e cila do të jetë miqësore dhe gjigantet takohen në në Miami të SHBA-ve.
Ky takim i veçantë zhvillohet në turneun e quajtur International Champions Cup dhe do të jetë El Clasico i parë në SHBA.
Gjithashtu, kjo përballje e gjigandëve të futbollit spanjoll, do të jetë për herë të dytë jashtë Spanjës, që nga ajo e zhvilluar në vitin 1982 në Venezuelë.
Në ndeshjen e së nesërmes nuk do të jetë ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili nuk i është bashkuar skuadrës në Amerikë, pasi po zhvillon një tur promocional në Azi.